Merr fund aventura e Orges Shehit si trajner i Partizanit. Klubi i kuq dhe tekniku durrsak kanë rënë dakord për të ndërprerë mes tyre bashkëpunimin e nisur në 26 dhjetorin e vitit të kaluar.
Ish-portieri i njohur u shpall nënkampion me “Demat”, skuadër me të cilën ka luajtur edhe gjatë karrierës futbollistike.
Partizani kaloi raundin e parë në Conference League kundër Marsaxlokk (Maltë), por dështoi në të dytin përballë gjeorgjianëve të Iberia 1999.
46-vjeçari regjistroi në total 27 ndeshje me 17 herë kampionët e Shqipërisë.
“Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Partizani dëshiron të falënderojë Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.
Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik“.