Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë. Mësohet se deri tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar.
Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.
Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat, ku konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur se situata është nën kontroll.