Motrat Mariela dhe Antonela Berishaj janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohen se janë autore të dhunës fizike të një vajze të identifikuar si Klea Prenga, blogere në instagram.
Mbrëmjen e djeshme 24 vjeçarja denoncoi në instagram se është dhunuar nga një person teksa po darkonte në një lokal në Tiranë të martën e 6 gushtit.
“Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme” thotë ajo në postimin e saj që shoqërohet edhe me foto nga momentet e para të pas dhunës dhe një video ku një mjek i heq copëzat e qelqit që i kanë ngelur në plagë.
Në fotot dhe videon e postuar vajza duket se ka dëmtime të rënda në fytyrë. Dy motrat, Antonela Berishaj, 28 vjeçe, dhe Mariela Berishaj, 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, janë shpallur në kërkim për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Policia sqaron se autore të sulmit janë pikërisht dy motrat që i kanë thyer shishen e qelqit në fytyrë.
“Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen Klea Prenga, 24 vjeçe”.
Vajza identifikon me emër dy motrat të cilat sipas saj donin ti shkatërronin fytyrën dhe imazhin e saj, dhe se njëra prej tyre madje i ka dërguar edhe mesazh kërcënues pasi është sulmuar.
“Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde” shkruan vajza.
Shkak i dhunës mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje paralele me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.
Dëshmia para hetuesve:
Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, më 6 gusht 2024, kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.
Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.
Comments 1