Delegacioni që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka mbërritur në Tiranë.
Ata u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një ceremoni të dedikuar, tapet të kuq dhe lule. Në dalje të aeroportit, qindra tifozë ishin prezent për të pritur dy kampionët kuqezi. Në fjalën e tyre, dy sportistët e bënë të qartë se kërkojnë medalje të arta për vendin tonë.
Kujtojmë se për herë të parë Shqipëria siguroi dy medaljet e para Olimpike, ato të bronzta në mundje me Valiev dhe Dudaev.
Dy sportistët kuqezi, Valiev dhe Dudaev thanë se vitet e ardhshme synojnë t’i sjellin Shqipërisë medalje të arta.
“Faleminderit Shqipërisë, e kam në zemër”, tha Valiev, që shtoi entuziazmin te tifozët.
“Jam shumë i lumtur, do Zoti në herën tjetër medalje të artë për Shqipërinë”, tha Dudaev.