Për herë të parë pas sherrit me Noizyn dhe grupin e tij, Medi Iseni ka publikuar një VIDEO ku shihet me plagë të pashëruara në fytyrë, ndërsa sytë i ka të nxirë nga goditjet.
Ai ka treguar detaje të reja, duke pretenduar se makina e tij është larguar me qindra metra larg club-it ku ka shkuar, e madje Noizy nuk ka marrë as lekët e koncertit, por ia ka lënë sigurimit që të mbyllte dyert.
“Si Sali Lushaj, si Rigels Rajku, si Arkimed Lushaj, më keni prerë në besë. 12 vetë më kanë goditur. Kam mundur të jem i vdekur aty, unë edhe kunati. Tek clubi në Pejë sigurimi ma ka mbyllur derën për të hyrë brenda, çdo gjë ka qenë e planifikuar, Rigelsi as lekët e koncertit nuk i ka marrë sepse ka dalë direkt.
Paratë e koncertit ia ka falur sigurimit, për të më bllokuar mua dyert. Makina ime nuk është lënë para derës, por e kanë dërguar 500 metra më larg. Nuk më thirrën as ambulancën për ndihmë, as policinë. Burrëria nuk i ka këto gjëra.
Mirë po thoni që ju kam sharë, paskam gabuar, por nuk prehet njeriu në besë ashtu o shok. Je aq burrë, që thua se je aq burrë, për një të sharë dil kap por në mënyrë burrërore. Rigels Rajku ka qenë 30 herë në Zvicër, por pse nuk më doli atje për të ma bërë pritën”, ka thënë ai në video.