GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Julian Meçajn dhe Plarent Dervishajn, dy të arrestuarit që u sollën nga Dubai ditën e djeshme.
Në seancë u shqyrtua ngjarja e vitit 2019, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.
Gjithashtu nuk janë shqyrtuar dy dosje të tjera në adresë të Dervishajt, i cili akuzohet për vrasje të tjera, atë të Klodian Saliut dhe Luftar Reçit.