Në pak muaj Dorian Muça aktualisht shefi sektorit të Interpol është çertifikuar për herë të dytë nga SHBA. Muça ka përfunduar me sukses kursin në Georgia USA ndërsa nëpërmjet rrjeteve sociale ambasada në tiranë ka ndarë foton dhe çertifikatën e trajnimit.
🇦🇱 Ambasada e SHBA në Tiranë përgëzon drejtuesin në Policinë e Shtetit, z. Dorian Muça, Shef Sektori në Drejtorinë e INTERPOL-it në Policinë e Shtetit, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, për diplomimin e suksesshëm në Akademinë e Udhëheqjes së Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA (DHSLA)! Sekretari i DHS, Alejandro Mayorkas, së bashku me Drejtorin e Qendrave Federale të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC) Benjamine C. Huffman, i paraqitën z. Muca certifikatën e tij si i diplomuar në klasën e 20 të DHSLA më 15 gusht në Glynco, Georgia. DHSLA ofron një mundësi unike për drejtuesit në fushën e zbatimit të ligjit dhe drejtuesit në rritje për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë e tyre drejtuese. Programi përdor studime të rasteve, ushtrime praktike dhe mësim autodidakt, dhe përfshin module mbi parimet e policisë së shekullit të 21-të, mirëqenien dhe qëndrueshmërinë, dhe udhëheqjen gjatë krizave. Ky program dinamik dy-javor mblodhi së bashku 28 drejtues të zbatimit të ligjit dhe staf të nivelit komandues nga agjencitë në mbarë botën për të forcuar aftësitë e tyre dhe për të mësuar rreth burimeve të nevojshme për të penguar kërcënimet në zhvillim ndërsa lundrojnë në peizazhin në ndryshim të zbatimit të ligjit. 👏 Ambasada e SHBA në Tiranë, Departamenti i Drejtësisë dhe FLETC janë krenarë që janë partnerë me Shqipërinë për të forcuar sundimin e ligjit.
Muça është oficier karriere ndërsa prej krijimit të strukturës së posaçme Spak ka ndjekur direkt me Prokurorët në skuadra të përbashkëta një sërë operacionesh sekrete dhe të suksesshme.
🇺🇸 The U.S. Embassy in Tirana congratulates Albanian State Police leader, Mr. Dorian Muca, Head of Sector at the State Police INTERPOL Directorate, Department of International Relations, on his successful graduation from the U.S. Department of Homeland Security Leadership Academy (DHSLA)! DHS Secretary Alejandro Mayorkas, together with Federal Law Enforcement Training Centers (FLETC) Director Benjamine C. Huffman, presented Mr. Muca his certificate of completion as a graduate of the 20th DHSLA class on August 15th in Glynco, GA. DHSLA provides a unique opportunity for law enforcement executives and rising leaders to develop and refine their leadership skills. The program employs case studies, practical exercises, and self-directed learning, and includes modules on 21st Century policing principles, wellness and resilience, and leadership during crises. This dynamic two-week program brought together 28 law enforcement executives and command-level staff from agencies around the world to strengthen their skills and learn about resources necessary to thwart emerging threats while navigating the changing landscape of law enforcement.👏 The U.S. Embassy in Tirana, Department of Justice, and FLETC are proud to partner with Albania to strengthen rule of law.Policia e Shtetit