Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas dy motrat Berisha, të cilat dhunuan brutalisht modelen Klea Prenga.
Zyrtarisht sipas TIMS, ato nuk rezultojnë të jenë larguar jashtë vendit, teksa çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës.
Shkak i dhunës që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi modelen mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.
Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.