Eva Buzo ka përfunduar udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 min dhe 92 km nga brigjet e Leces deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur arritur në tokën shqiptare në një nga gjiret e Karaburunit.
Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare pasi vitin e kaluar ajo u detyra të ndalonte garën për arsye shëndetësore.
Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.