Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e sotme, ku një ish efektiv i Policise së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq. Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri, ai që ka gjetur trupin e pajetë.
Sipas banorit ka qenë rreth orës 19:00, kur ai është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit, teksa menjëherë ka njoftuar policinë.
Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, baba i 3 fëmijëve.
Viktima është ish-efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës. Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë.
Ndërkohë, policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.