WebLajm ka zbuluar skemën e përdorur nga 3 të arrestuarit në Kombinat, të cilët inskenuan përplasjen mes dy automjeteve, me qëllim përfitimin e parave nga kompanitë e sigurimit.
Në datën 18 gusht, rreth orës 20:00, shërbimet policore janë njoftuar për një aksident në fund të rrugës së Qelqit, Kombinat. Me të mbërritur në vendngjarje, policia ka konstatuar përplasjen e dy automjeteve, njëri tip “Chevrolet Avalanche” me drejtues shtetasin Elvis Rama dhe mjetin tip “Toyota Yaris”, me drejtues shtetasin Fransi Bizgjoni.
Nga marrja e provave, policia ka zbuluar se në fakt aksidenti ishte i inskenuar, pasi dëmtimi i mjeteve nuk dukej i freskët. Gjatë intervistimit të drejtuesve të mjeteve, është zbuluar se në fakt përplasja kishte ndodhur jo atë ditë, por dy ditë më parë dhe autorët kishin inskenuar ngjarjen për të përfituar nga siguracioni.
Fillimisht drejtuesit e mjevete kishin rënë dakord që pala dëmtuese të mbulonte shpenzimet e dëmit me paratë e veta, por një ditë më pas, dëmtuesi i ka propozuar inskenimin e ngjarjes, duke i thënë që rregullimi i mjetit bënte 3000 euro dhe jo 3000 lekë siç kishin menduar në fillim.
Si u inskenua Aksidenti?
Kur ka ndodhur aksidenti real sipas hetimeve mjeti ka qenë pa siguracion. Ai është prerë më 16.8.2024 tek kompania Sigma dhe është njoftuar policia.
Dosja hetimore❗️
Gjithashtu rezulton se polica e sigurimit tē detyrueshëm te mjetit tip Chevrole me targa AB 539 LC me nr. Serie 4994424, ne emer te shtetasit Anxhelo Musa është lëshuar nga shoqëria e sigurimit SIGMA Viena Inurance Group sha me date 16.08.2024 pikërisht ditën e ndodhjes se ngjarjes aksidentale te pohuar nga vete palet e perfshira ne aksident. Siguracioni i fillon efektet nga ora 24:00 te dates 16.08.2024 deri me 24:00 te dates 15.08.2025. Pra siç rezulton, njoftimi i sallës operative dy ditë pas ngjarjes reale (dt. 16.08.2024, ora 16:00) synon pikërisht përfitimin e siguracionit nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident sepse në kohen reale të aksidentit, mjeti që pretendohet të ketë shkaktuar aksidentin nuk ka qenë i siguruar.
Drejtuesi i mjetit “Chevrolet Avalanche”, shtetasi me iniciale Anxhelo Misa, ka deklaruar se ka qenë ai që ka njoftuar policinë, ku gjatë marrjes në pyetje ka zbuluar skemën e menduar për të përfituar nga siguracioni, së bashku me drejtuesin tjetër të mjetit, shtetasin Fransi Bizgjoni.
Drejtuesi i mjetit “Chevrolet Avalanche” madje i kishte kërkuar shtetasit Elvis Rama të paraqitej ai si drejtues i mjetit të tij, por në momentin kur policia ka kuptuar inskenimin, ky i fundit ka ikur me vrap, por është kapur nga policia.
Shtetasit e mësipërm të përfshirë në ngjarje akuzohen për “Mashtrimi me sigurime”. Tre të dyshuarit janë lënë me masën detyrim paraqitje pas arrestit paraprak në kushtet e flagrancës.