Në prangat e policisë kanë rënë babë e bir, bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini në Memaliaj dy ditë më parë, teksa është shpallur në kërkim autori i vrasjes së tij Berti Kanushi.
Mësohet se Berti Kanushi ka kryer vrasjen pas një sherri për një gardh që ndante banesat e tyre. Konfliktet nisën verbalisht dhe denigruan në konflikt fizik, që çoo në vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë.
Pas vrasjes Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit (babe e bir) për ta hedhur trupin në humnerë, duke fshehur kështu vrasjen makabër.
Autori i dyshuar i krimit, Berti Kanushi është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim, teksa policia po vijon kërkimet për të.