Vrasësi me pagesë, Arben Lamçja është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë.
Ai ishte në kërkim nga SPAK pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “ Organizate kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminale dhe organizata kriminale” parashikuar nga nenet 80, 28/1, 287, 333 dhe 334 të Kodit Penal.
Në periudhën Tetor-Nëntor 2020 Arben Lamçja ka kryer veprime duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Nuredin Dumani për llogari të shtetasit Franc Gegely alias Franc Çopja.