Pas vetëdorëzimit efektivi policisë Erion Goxhara është lënë në masën e sigurisë arrest në qeli. Ai akuzohet për tentativë vrasje, ndërsa gjashtë plumbat ndaj Lorenc Kostës i ka qëlluar për tu hakmarrë pasi Kosta kishte krijuar një lidhje intime me G.Goxhara bashkëshorten e policit.
WebLajm sjell pamjet e Goxharës në dhomën penale të gjykatës tiranë, ndërsa hetiemt për plagosjen e rëndë vijojnë të jenë të hapura.
Deklarimet e personave për atentatin dhe Dinamika e Krimit
Lidhur më këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike, të administruar nga disa subjekti privat në vendin e ngjarje, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitar okularë, dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë kqyrur të dhënat/kominikimet elektronike etj.
Menjëherë pas ngjarjes i dëmtuari Lorenc Kosta, është dërguar për ndihmë specializuar mjekesore në spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori i dyshuar Erjon Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i’u shmangur ndjekjes policore.
Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj.
Gjatë veprimeve policore për kapjen e autorit të dyshuar, u shoqëruan dhe u pyetën në cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e hetimit, të afërmit e shtetasit Erjon Goxhara:
Griselda Goxhara (bashkëshortja) Ergis Goxhara (i biri) , Marsel Seferi ( Vëllai i bashkëshortes) , Laert Beqiri (Nipi).
Shtetasja Griselda Goxhara ndër të tjera deklaron se fillimisht ka patur marrëdhenie të mira, korrekte me bashkeshortin, me ulje dhe ngritjet e saj, si cdo cift tjeter. Rreth nje vit pasi kishte filluar pune si juriste, Entit Rregullator te Energjise ka krijuar njohje dhe afrimitet me shtetasin Lorenc Kosta, te cilin e kishte në punë. Ky i fundit kishte pelqim dhe ne një moment dobësie shtetasja Griselda Goxhara deklaron se kam patur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gje ka ndodhur vetem një here, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kane qene vetem per ceshtje pune Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar qe mund ta tradhëtoja. Fillimisht pretendimet e tij për tradhëti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëjhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhëtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhëtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegune punës sime, shettasin Lorenc Kosta. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do m’i falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shettasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflitki, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë.
Shtetasi Ergis Goxhara ndër të tjera deklaron se Rreth ores 14:35 kur une isha bere gati per te dal nga shtepia dhe te shkoja ne pune mua me ka marre ne telefon serisht babai im dhe me
ka thene se kishte plagosur Lorencin me arme. Une e kam pyetur i revoltuar se perse e beri. Ne kemi biseduar disa here pastaj kesaj telefonate ku ai me ka thene qe te dilja te rrethi i Shkozes pasi ne do te shkonim ne zonen e Freskut pai atij i duhej te shkonte atje. Gjate kohes qe ne kemi komunikuar ne telefon une kam vene re qe ai ishte ne gjendje shume te renduar psikologjike dhe mua me u duk qe ai gjate tere kohes ishte ne panik. Une kam dal ne vendin ku ai me tha qe ta prisja dhe gjate rruges qe ai po vinte kemi komunikur disa here te tjera ku e pyesja se ku ishte dhe nese ishte mire. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozes ne kembe ne kemi marre nje taxi dhe jemi nisur per ne zonen e Freskut. Kemi ndjekur rrugen nga rrugicat ku banon ish-presidenti Bamir Topi kemi dal te restorant Fresku dhe me pas kemi marre rrugen per nga zona e thesarit ne Fresk. Gjate rruges pasi dhe une kam qene shume i tronditur nga cfare kishte ndodhur mesa mbaj mend babai im ka biseduar disa here ne telefon mesa une kuptova me drejtues policie te cilet e pyesnin se ku ai ndodhej por babi u ka thene qe nuk ua tregonte se ku ndodhej. Sapo ne kemi mberitur te zona e thesarit te shtetit kemi zbritur te dy nga taksia dhe shoferit te taksise i tha te priste kurse mua me tha qe ta ndiqja nga pas. Menjehere ne kete moment sapo ne kemi zbritur na jane afruar 2 punonjes policie te veshur civil te cilet e kane thirrur ne emer babain tim Erjon dhe ai sapo i pa u largua me vrap ne drejtim te rrugicave te pallateve prane thesarit duke u thene ketyre personave qe me mire vras veten sesa te kalbem ne burg. Kete persona e kane thirur Erjon hajde me ne por babi u largua me vrap dhe keta te dy e kane ndjekur me vrap nga pas. Menjehere pas kesaj shoferi i taksise u largua kurse une kam qendruar ne trotuar dhe nga nje mjet tip BMË x5 ngjyre e bardhe mua me ka thirur nje person qe te afrohesha une kam refuzuar dhe me pas nga kjo makine ka zbritur dajua im i cili quhet Marsel Seferi dhe eshte punonjes policie ne dijenine time ne Strukturat Operacionale te Policise. Ai me u afrua mua dhe me mori dhe sebashku ne hipem ne mjetin BMË x5 per te cilin pasi e pyeta ai me tha se eshte mjet i punes. Mua dajua pasi kam hipur ne mjetin ne fjale me ka thene se do te shkonim te Drejtoria e Policise ku une do te jepja deklarime per cfare dija dhe se cfare kishte ndodhur. Pak a shume ky eshte intenerari levizjeve te mia sot dhe se cfare ka ndodhur, une kaq arrij te mbaj mend pasi jam dhe shume i tronditur psikologjikisht nga e gjitha cfare ka ndodhur. Ndër të tjera shtoi se se midis prinderve te mi ka rreth nje muaj qe kane lindur disa kontradita dhe debate mosmarveshje. Mesa une kam kuptuar dhe kam degjuar keto debate kane lindur pasi im ate dyshonte se mamaja ime e tradhetonte ate me nje koleg te punes. Mamaja ime prej afro 5 vitesh punon si specialiste prane ERE-s. pasi im ate e ka provokuar ne lidhje me nje koleg te sajin te quajtur Lorenc mami ja ka pranuar babit qe dyshimet qe ai kishte ne lidhje me Lorencin ishin te verteta dhe se ajo e kishte tradhetuar.
Në deklarimin e tij shtetasi Laert Beqiri deklaron se daja i tij shtetasi Erjon Goxhara pasi ka mësuar se Griselda e ka tradhëtuar, ka qënë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. Më datën 19.08.2024 në prezencën e tij Erjoni dhe Griselda janë takuar ku kanë pirë kafe në një lokal në hyrje të TEG dhe kanë biseduar për të ardhmen ku Erjoni ka kërkuar që bashkëshortja e tij ti kërkonte falje por që nuk ka ndodhur nga ajo. Ai ka tentuar ta godasë por nuk është lejuar nga nipi i tij, i cili në vazhdim nipi ka shoqëruar shtetasen Griselda Goxhara për në banesë ndërkohë që gjatë kësaj kohe ajo godiste veten me grushte në fytyrë, gërvishte dhe qëllonte veten në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga deklarimi i shtetasit Marsel Seferi ndër të tjera ai sqaron se autori i dyshuar shtetasi Erjon Goxhara në orën 14:34 në aplikacionin ëhatsapp i ka dërguar një video ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, ndërsa në orën 15:00 shtetasi Marsel Seferi i ka kthyer mesazh ..ca eshte kjo se spo e kuptoj…
Nga ana jonë u kqyr telefoni i shtetasit Marsel Seferi ku videoja u ruajt në CD për ti’u bashkëlidhur procesverbalit përkatës.
Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Elton Rodheshi ka deklaruar se është koleg pune me shtetasin Lorenc Kosta dhe rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpis. Pasi ka shkuar në vend shtetasu Elton Rodheshi e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me procesverbalin përkatës janë kqyrur pamjet filmike të kamerave të bizneseve të zonës përreth, ku shfaqet autori i dyshuar i cili pasi del nga një automjet tip Mitsubishi drejtohet në trotuarin në afërsi të servis “Tata”, ku në dorën e djathtë mban një armë tip pistoletë me të cilën merr drejtim qitje në pjesët e poshtme të gjymtyrve dhe qëllon në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta disa herë.