Dy personave, të cilët policia e Shkodrës ka vendosur t’i mbajë anonim për shkak të hetimeve, iu bë atentat mbrëmjen e së premtes në fshatin Rranxë të Bushatit.
Ato ndodheshin brenda një automjeti të blinduar, Audi me targa gjermane, të cilët u përballën me breshëri kallashnikovi.
Thuhet se autorët, tashmë të identifikuar, kanë qëlluar në ecje nga një motor dhe me një automjet BMV.
3 janë autorët e ngjarjes që kanë qëlluar, por nuk jep emrat e tyre, teksa jo zyrtarisht flitet për 2 vëllezër me mbiemrin Prendi nga fshati Rranxë ku ndodhi atentati dhe një person i tretë i dyshuar.