Themeluesi dhe CEO i Telegram është arrestuar në një aeroport në Francë.
Mësohet se policët prangosën miliarderin Pavel Durov teksa po dilte nga avioni i tij, pas mbërritjes nga Azerbajxhani.
Durov akuzohet se ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimet për krimet që lidhen me përdorimin e Telegramit, duke përfshirë trafikun e drogës, shpërndarjen e materialeve për shfrytëzimin e fëmijëve dhe mashtrimin.
Aktualisht ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës.