Rastësia e të ndodhurit të tre turistëve me aftësi të ndërhyrjes së shpejtë, në trotuarin ku u plagos Lorenc Kosta i ka shpëtuar jetën këtij të fundit.
WebLajm ka siguruar ekskluzivisht rrëfimin e turistes Çeke e cila është ish gazetare dhe me vëllanë dhe nënën ndodheshin në Tiranë atë ditë.
Ajo thotë se ndërhyrja e vëllait të saj për ti ndalur hemoragjin sëbashku me një ushtar amerikan e një ukrahinas ka shpëtuar Kostën dhe ambulanca është vonuar pët 15 min.
Rrëfimi i Turistes / Hello Mr…… My name is Dita O…… and I am a former journalist, right now I am on vacation in Albania. Me, my brother and my mom was nearby the shooting today. My brother and two other man were helping the victim few minutes after the shooting. My brother is a czech soldier, first at scene were US Ranger and Ukrainian soldier. They helped him. It took at least 15 minutes until paramedic team came. And don’t let me start with police officers.
Pershendetje zotri…. Unë quhem Dita O….. dhe jam një ish-gazetare, për momentin jam me pushime në Shqipëri. Unë, vëllai im dhe nëna ime ishim pranë të shtënave sot. Vëllai im dhe dy burra të tjerë po e ndihmonin viktimën pak minuta pas të shtënave. Vëllai im është një ushtar çek, të parët në skenë ishin Ranger amerikan dhe ushtar Ukrainas. Ata e ndihmuan atë. U deshën të paktën 15 minuta derisa erdhi ekipi i ndihmës mjekësore. Dhe mos më lejoni të filloj me oficerët e policisë.
Në rrëfimin e saj Turistja ka sjell edhe foto të pabulikuara më parë ku Kosta pak pas plagosjes përdor edhe telefonin celular.
Në rrëfimin e saj turistja sqaron se gjithçka ka ndodhur rreth orës 14.30 min ndërda këto foto janë fiksuar në 14.35 min teksa tre ushtarët i kanë dhënë ndihmën e parë Kostës.
Erjon Goxhara si autor i dyshuar i ngjarjes është nën masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa Kosta ndodhet ende në spital. Motivi ngjarjes mbetet raporti intim që Lorenc Kosta një zyrtar publik në entin rregullator të energjisë kishte krijuar me gruan e Goxharës. Ndërsa ajo punonte si jursite në këtë institucion në varësin e Kostës si drejtor.
Shënim: Referohu dhe cito në rast të riprodhimit të këtij Lajmi / WebLajm.com