Teknologjia dhe inteligjenca artificiale po zhvillohen dita ditës, duke u kthyer në një faktor të paevitueshëm në përditshmërinë tonë. Përparimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë filluar të ndryshojnë të ardhmen e tregut të punës
Të ftuar në Report Tv Endri Meksi dhe Maris Basha, sipërmarrës në tregun e IA dhe IT, folën mbi rëndësinë e implementimin e Inteligjencës Artificiale shqiptare në sektorë të ndryshëm kryesisht shtetëror.
Intervista e plot
Endri Meksi dhe Maris Basha
Cilët janë sektorët më të prekur dhe çfarë synohet konkretisht në vendin tonë nga kjo teknologji?
Maris Basha: Sektorët kryesor janë proceset manuale të punës automatizmi i këtyre proceseve të punës që më para kërkonin inteligjencën e një personi tashmë mund të bëhen automatikisht me këto mjete. Besoj se aspekti kryesor ku do të preket është një transparencë në efikasitet në instancat shtetërore, të paktën në Shqipëri.
Çfarë do të përfitojnë me përdorimin e InteligjencësArtificiale?
Maris Basha:Në aspektin e sigurisë mund të theksoj se ka disa vite në SHBA ku siguria e shtetit monitorohet me anë të inteligjencës artificiale duke marrë parasysh tentativa të terrorizimit që shmangen në kohë reale. Edhe siguria ka të bëjë me centralizmin shtetëror dhe përdorimin e teknologjisë të krijuar nga vetë shteti apo aktor në atë shtet. Kjo ka shumë rëndësi sepse këto sisteme mund të manipulohen nëse ne përdorim teknologji të krijuara në Kinë, në SHBA, në Europa çdo gjë që është jashtë Shqipërisë mund të shkaktojë dëme që nuk janë në interes të Shqipërisë.
Cili do të jetë roli i aktorit vendas, a do të kenë mundësi aktorët vendas të dominojnë në tregun shqiptar apo do të jenë sërish aktorët e huaj si Chat GPT? Si do të bëhen provat?
Endri Meksi: Dominimi vendas është sfidë e madhe sepse avantazhet që kanë aktorët e huaja kryesisht ato amerikane është mëse e ndjeshme. Nuk është se ne në palën shqiptare kemi perëndimin për të bërë konkurrencë drejt tyre, por ne mund të jemi në një farë formë shërbyes i privilegjuar i palëve shqiptare për shkak të vetëkontrollit pothuajse të plotë që shteti shqiptar mund të ketë mbi ne sa i përket metodologjive, ruajtjes së të dhënave dhe shumë elementë të tjerë edhe negocimit më komod që shteti shqiptar mund të ketë me një palë shqiptare, ndryshe nga ç’mund ta realizoj me një palë të huaj që vështirë se do të akomodojë çdo kërkesë të palës shqiptare, publike në këtë rast. Nuk pretendojmë të arrijmë infrastruktura amerikane por në nivel të personalizmit të zgjidhjes besoj se mund të bëjmë shumë më shumë se ata për nevojat e publikut.
Ne kemi nisur të bëjmë prova në sektorin privat. Ka pasur interesim nga sektorë të ndryshëm për shërbimet e IA. Në sektorin privat është media, shërbimi i modernizimit digjital të biznesit kryesisht biznesi i mesëm dhe i madh, i cili ka dhe një peshë më të madhe sa i përket së investimi. Janë disa sektorë specifike call Centera-t, kompanitë që kanë një numër më të madh punëtorësh. Nevoja për një procesim masiv është e ndjeshme dhe aty hyn në lojë inteligjenca artificiale.
A ka risqe, çfarë risqesh duhet të marrim parasysh para përdorimit të Inteligjenca Artificiale?
Maris Basha: Një risk është falsifikimi apo dezinformimi që përdoret nga aktorë kedashës. Ne në këtë aspekt kemi nisur me MCN me spiker IA, nejse do të ishte në dorë të një aktori keqdashës mund të prodhonte përmbajtje që i përngjason reales dhe mund të dezinformonte publikun, në këtë aspekt në marrim masa duke mos ja lejuar çdo kujt aksesin në teknologji dhe duke krijuar mjete që identifikojnë këto përmbajtje të krijuara nga IA.
Rreziku i dytë dhe akoma më i madh është nëse të dhënat e një shteti apo biznesi privat keqpërdoren nga kjo Inteligjenca Artificiale nga aktorë të huaj. Nëse përdor Chat GPT ajo i shërben interesave amerikane. Ne kemi marrë masat që të gjitha teknologjitë dhe mjetet që u kemi vënë në dispozicion bizneseve apo kushdo eniteti tjetër që është interesuar ata kanë kontroll shumë të qartë mbi modelin dhe arsyet se pse një përgjigje u dha siç u dha.
Sa i përket aplikimit të IA në sektorë të ndryshëm, cili është sektori më i vështirë i aplikimit të Inteligjenca Artficiale?
Maris Basha: Punët fizike, flasim hidraulik elektricist ndërtues pallatesh, do të gjejnë aplikim më vonë. Nuk mund ta përjashtoj faktin se do të aumatizohen. Këto do të jenë punët që do të kenë më pak rrezik në 10-vjeçarin e ardhshëm.
Çfarë e pret Shqipërinë nesër nga Inteligjenca Artificiale?
Endri Meksi: Transparenca është një pikë e fortë e IA duke qenë se elementi i njeriut nuk është i përfshirë në të, ka shumë sektorë të publikut të pjesës shtet ku mund të hyjë që sot në punë IA, një prej tyre është siguria, siguria e sistemeve kompjuterike , siguria e gjithë territorit, po përdoret kudo në botë pse jo mos të përdoret dhe në Shqipëri, sidomos në qëllimet fundit të shprehura nga qeveria jonë për të modernizuar dhe ushtrinë dhe për investimet në ushtri, besoj e ka hapësirë për procese që mund të automatizohen nga IA. Shumë shpejt tenderat mund të behën me IA besoj me këtë mund të nënkuptohet procesi i vlerësimit të fortëve shmangia e elementit njerëzor. Asistentët e ndryshëm që janë kudo në facebook apo në aplikacione që i hasim online, mund të përfshihen në struktura ekzistues shqiptare si E-albania për të përshpejtuar komunikimin me përdoruesin fundor.
Sa kosto duhet për tu aplikuar?
Endri Meksi: Për kosto nuk ka problem për tu përmbushur pasi Shqipëria po investon në sektorët teknologjik dhe jo pak, infrastruktura duhet të vij më shumë nga privati kjo është sfida e vërtetë dhe përpjekja jonë është në këtë sens. Po ngremë një strukturë modernë totalisht në pronësinë tonë për të mundësuar IA e parë shqiptarë.
Marrë nga Shqiptarja.com