Disa persona u përfshinë në një sherr të madh në ambientet e një resorti luksoz në Palasë teksa mbante koncert këngëtari i njohur grek Kostandinos Argiros . Të plagosur mbetën Luçiano Koçeku, 42 vjeç, biznesmen, i njohur dhe një person tjetër, Fatbardh Aliaj, 42 vjeç.
Mësohet se Koçeku ka pasur dëmtime në pjesën e sipërme të kokës, por pasi ka qëndruar për gati një orë në spital është larguar.
Thujet se ata nisën të grushtohen e të qëllojnë me shkelma trupit ndaj njëri-tjetrit, për hapjen e shampanjës që lagi personat e gabuar.
Policia shpalli në kërkim Xhoni Spahon 28 vjeç nga Tirana, Genti Baleci 49 vjeç nga Durrësi, Fatmir Bejo, 30 vjeç nga Durrësi dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç nga Tirana. Mësohet se 2 persona të tjerë të përfshirë në sherr janë të paidentifikuar.
I kērkuari Fatmir Bejo 30 vjeç, rezulton i përfshirë një plagosje me thikë të një personi, Mirel Ishka në shkurt të këtij viti në një lokal te “Komuna e Parisit”’ dhe në dhunimin dhe pengmarrjen për disa orë në prill të 2023 të biznesmenit të ndërtimit, Gjergji Fela, për një borxh të pretenduar prej 25 mijë euro.
Gjithashtu është e paqartë nëse Fatmir Bejo ishte ende në kërkim dhe ka shkuar në koncertin në Palasë për tu argëtuar me shoqërinë.
Nga ana tjetër, i kërkuari Xhoni Spaho rezulton të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nga radhët e Partisë ‘Aleanca për Demokracinë e Re’ që drejtohet nga Edmond Stojku.