Në prangat e policisë ka rënë Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 37 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”
Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje të GJKKO, e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar.
Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar ai si autor i këtij sulmi.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt Shqipërisë.