Kompania Turke Kurum e cila sipas Qeverisë qëndron pas transportit ndërkombëtar të mijëra ton mbetjeve të rrezikshme nëpërmjet portit të durrësit, rezulton se ka mbyllur aktivitetin tregtarë në Metalurgjikun e Elbasanit prej 16 ditësh.
Këtë vendim të siguruar nga WebLajm.com për të mbyllur aktivitetin në Metalurgjik, vëndin nga ku dyshohet se janë nisur për import drejt Tajlandës mbetjet e rrezikshme Kurum ja ka njoftuar edhe institucioneve shqiptare.

Ky është dokumenti që tregon se pak ditë para se më 20 Gusht qeveria të deklaronte se pas këtij trafiku qëndron Kurum, kjo kompani ka deklaruar mbylljen e adresës së ushtrimit të aktivitetit tregtarë në Elbasan.
Dokumenti është firmosur nga Administratori Erdal Demir më datë 12 Gusht 2024 dhe në datë 13 Gusht 2024 QKR e ka administruar duke pranuar kërkesën për: është Hequr Adresa: “Elbasan; ELBASAN; Elbasan; ; BRADASHESH; ELBASAN METALURGJI Zona Kadastrale 3965 Pasuria Nr 978;
Me këtë vendim për mbylljen e aktivitetit mbi 500 punëtorë mbeten në rrugë dhe pa punë, ndërsa KURUM thotë se ndodhet në pamundësi për të vijuar aktivitetin dhe do të paguajë nga 2 deri në tre paga stafin që do ti ndërpres marrëdheniet e punës.