16 vite më parë teksa kthehej nga Gjermania si i diplomuar në master në polici me temë krimin e organizuar, Ministri Ervin Hoxha deklaronte se burimet tek uniformat blu janë keqmenaxhuar.
Kjo intervistë e dhënë për TV Klan nxjerr në pah se si të trajnuarit nga partnerët nuk promovohen në rradhë e uniformave blu. Teksa proçesin e gradave e ka quajtur një proçes të vështirë.
z.Hoxha aktualisht është ministër i brendshëm dhe ka zëvëndësuar Taulant Ballën. Ky i fundit pak para largimit arriti të miratoj ligjin e gradave dhe atë të policisë i cili sjell risin në emërime, duke futur edhe termin e konkursit.
Jo zyrtarisht weblajm.com mëson se në javën e parë të shtatorit priten edhe ndryshimet në rradhët e 12 drejtuesve të qarqeve.
Nuk dihet se çfarë baze ligjore do të përdoret për drejtuesit e ri në polici ku në atë aktual emërimet bëhen me proçes konkursi dhe grade.
Ndryshimet nuk përjashtojnë as emrin e kryepolicit Rrumbullaku, ndërsa lëvizja e tij bëhet vetëm me pëlqimin e kryeministrit Edi Rama.