Kërcënuan me jetë kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Presidentin Armando Duka, prangosen 5 persona dhe një hetohet në gjendje të lirë.
WebLajm zbardh ekskluzivisht sms kërcënues që mbërriti në telefonin e z.Duka.
…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…
Të dyshuarit e këtij sms sipas hetimeve kanë shkuar edhe pranë banesës së familjes Duka për ta kanosur atë.
Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kërcënuan për shkak të detyrës, presidentin e FSHF-së, Armand Dukën.
Bëhet me dije se Nazmi Selmani është Presidenti i klubit të futbollit Iliria, e cila militon në Kategorinë e Dytë në Shqipëri. Selmani është po ashtu biznesmen pronar i resprtit Nord Park.
Ndërkohë që Adolfo Selmani, po procedohet në gjendje të lirë.
Aktualisht masat e sigurisë nga policia për z.Duka dhe familjen e tij janë rritur dhe situata po mbahet në monitorim. Motivi këtij kërcënimi ka të bëjë me faktin se Presidenti i KF Iliria, Nazmi Selmani, e ka kërcënuar Dukën pasi nuk i ka marrë djalin në Kombëtare.
Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portier i Tiranës, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar në skuadra të ndryshme si Laçi në Shqipëri apo Boluspor në Turqi.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Durrës
Kërcënuan me sms për shkak të detyrës 62-vjeçarin, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë.
Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S, 20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë.
Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.
Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjitheshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.
SHËNIM: Mos kopjo, cito referohu në rast të riprodhimit të lajmit!