Teksa i kishin mbetur edhe 6 javë nga shlyerja e dënimit, Fredi Beleri është liruar me kusht nga burgu.
Ai është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Fier për përfundimin e procedurave të nevojshme dhe më pas do të marrë lirinë.
“E pranoi kërkesën gjykata, urdhëroi lirimin para kohe, i mbeteshin edhe 6 javë, respekte për gjykatën, lirimi para kohe me kusht, dy muaj i kishin mbetur.
Pronari që i ka çelësat e burgut dha leje pas zgjedhjeve që të dali”, tha avokati i Belerit.
Kujtojmë se Beleri u arrestua për shitblerje të votave gjatë procesit zgjedhor të 14 majit.
Ai u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2024, pasi u kap bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.