Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku djali ka vrarë babanë dhe më pas e ka hedhur në pus. Esmerald Balla, 34-vjeç ka pranuar se ka vrarë të atin e tij Enver Balla 62-vjeç, të cilin e kishte denoncuar në polici sikur ishte zhdukur nga banesa.
Viktima rezultonte prej 20 ditësh i zhdukur pas denoncimit prej famliljarëve.
Flitet se viktima ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit, ku brenda saj kishte 75 milionë lekë të vjetra, teksa çelësin e mbante me vete.
Djali dyshohet se e kishte hapur dhe për një kohë të gjatë merrte para. Ne momentin që babai ka dashur të marrë rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët.
Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen. Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar dhe e ka vrarë.