Shtetasi turk, Yalcin Hanci, i cili u ekstradua nga Gjeorgjia drejt vendit tonë, pasi ishte pjesë e një grupi kriminal që transportonte emigrantë, kryesisht në Itali, u la sot në burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ai akuzohet se gjatë viteve 2020-2021, ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe në vitin 2022, kjo gjykatë i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.