Edison Brahaj, 25-vjeç, e ka ndihmuar në transportimin me automjet të trupit të viktimës Enver Balla, i cili u vra nga djali i tij, Esmerald Balla.
Gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145.000 lekësh. I riu u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.
Mësohet se gjatë debatit me babanë, Esmeraldi e ka pranuar se paratë i ka prishur, teksa i ati i ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar të birit.
“Në këto kushte, për të mbrojtur veten kam tentuar t’i marr pistoletën nga dora, por ajo është shkrepur dhe e qëlloi dy here në gjoks babanë”, mësohet të ketë thënë Esmerald Balla në dëshmi.