I kërkuari nga drejtësia, Marklen Haka u arrestua ditën e djeshme në Nikël, pas largimit nga Dubai.
Ditën e sotme policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e një kushëriri të tij, Klajdi Haka, i cili ndihmoi Marklenin të fshihej në banesën e tij në Nikël.
Në banesën e tij madje u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë. 21 vjeçari u vu në pranga për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
‘Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.’, njofton policia.