Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Esmerald Ballën dhe bashkëpunëtorin e tij, Edison Brahaj.
Vrasësi i të atit është shprehur i penduar për atë qē ka bërë gjatë seancës gjyqësore të mbajtur.
Ai u shfaq në nisje të seancës i qetë dhe herë pas here kokëulur.
“Jam i penduar për atë që kam bërë”, mësohet të ketë thënë ai, teksa ka shprehur se e gjitha ka ndodhur për vetëmbrojtje.