GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Marklen Hakën, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.
Ky i fundit nuk e ka pranuar akuzën për pjesëmarrjen në atentatin ndaj Durim Bamit.
“Nuk kam konflikte me asnjë, nuk kam përdorur aplikacionin ‘Sky’”- ka thënë ai.
Kujtojmë se Marklen Haka u arrestua dy ditë më parë në një banesë të kushëririt të tij, i cili gjithashtu është arrestuar nga policia.