Heringert Mitri ish oficer policie dhe drejtor i qarkut Lezhë është vetëdorëzuar në polocinë e Tiranës.
Aktiviteri keiminal i Mitrit u zbulua gjatë zhvillimit të operacionit ‘Revanshi’ nga SPAK në maj të këtij viti dhe doli që ai në cilësinë e drejtorit të Lezhës zhvillonte aktivitete të paligjshme.
Mes aktivitetit kriminal ai ishte i përfshirë në kultivimin e canabisit dhe lojërave të fatit.
Mitrit iu caktua masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.
Tiranë
Sot më datë 11.09.2024, rreth orës 18:45, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi H. M., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Mitri me avokatin Ardian Leka teksa futet në ambjentet e policisë tiranë.