Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi është aksidentuar me makinë dhe siç raportohet gjendja shëndetësore e tij nuk ka qenë e mirë.
Ish-banori i Big Brother ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri, teksa duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, papritur njëra nga gomat e makinës ka plasur.
Për pasojë ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur. Raportohet se Meritoni ka mbetur i bllokuar brenda makinës për pothuajse një orë.