Dy persona janë plagosur me armë ditën e sotme në Vrakë të Malësisë së Madhe. Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj janë qëlluar me armë zjarri në hyrje të një lokali, teksa autori Lul Rakaj tashmë është arrestuar nga policia.
Mësohet se shkak i plagosjes është bërë një debat për prishjen e pazareve të drogës.
Autori Lul Rakaj është larguar me armë, teksa dy të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për shkak se plumbi e ka kapur në pjesën e brinjëve, ndërsa tjetri është plagosur në këmbë.
Autori rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Rakaj është i njohur për një ngjarje të ngjashme që ndodhi afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku ai vrau Kolë Mushkun për hakmarrje, pasi i kishte vrarë të atin.
Gjatë arrestimit autori ishte bashkë me bashkëshorten në makinë. Ai t’i ikte policisë, por më pas forcat e FNSH kanë arritur t’i zënë pritë pranë Tamarës.