Në dhomë këshillimi Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim padinë e biznesmenit Pëllumb Gjoka ndaj provave të Spak mbi dosjen SkyEnchro.
weblajm.com mëson se vendimi i parë është kalimi në seancë publike ndërda shumë shpejt pritrt nxjerrja e një date për seancën.
“Sky” “Enchro” përfundon në Gjykatën Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për ti rreëëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë investitorit strategjik Pëllumb Gjoka. Ky i fundit bëri padi në Kushtetuese ku kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve “skyenchro”.
Padia ka kaluar nga dhoma e këshillimit në seance publike. Pritet që brenda pak ditësh Gjykata Kushtetuese të caktojë datën e seancës.
Padia e Gjokës ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila me të dhënat e përftuara nga “skyenchro” ka arrestuar dhe vënë nën akuzë ndërsa personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.
Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike por ende nuk ka asnjë vendimarrje.
SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzoj ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme. Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dukementat shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja.