WebLajm,com mëson ekskluzivisht se gara për Kryepolic pritet të pësojë një tronditje të fortë. Një nga 15 emrat që kanë aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin është në kërkim dhe me masë sigurie arrest nga strukturat e drejtësisë në shqipëri.
Zyrtarisht ende ska asnjë konfirmim por WebLajm.com mëson se ai kërkohet nga drejtësia këtu dhe jo zyrtarisht thuhet edhe nga një shtet partner i shqipërisë dhe pritet arrestimi i tij.
Një ditë më parë u mbyll zyrtarisht Gara dhe pritet që komisioni i posaçëm të kryej vlersimin e kandidatëve dhe nga kjo listë të përzgjedh tre më të aftët për ti dërguar emrat me propozim ministrit të brendshëm z.Ervin Hoxha.
Lista zyrtare e 15 kandidatëve
1 – Adriatik Tafçiu – Shef sektori Policia e Shtetit
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5- Hajrulla Xhivini – Ish/drejtues policie
6- Ibrahim Disha – Ish/drejtues policie ish/drejtues policie ish/drejtues policie
7- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
8- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
9- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
10- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale
11- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare
12- Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë
13- Sami Rasha – Pedagog në Akademinë e Sigurisë
14- Shemsi Prençi – Ish/drejtues policie
15- Skënder Hitaj – Drejtor i policie në Durrës
WebLajm disponon të plotë emrin dhe të dhënat e masës së sigurisë, por ka vendosur të mos i bëj publike deri në një reagim zyrtarë të vetë Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.
Shënim / MOS KOPJO REFEROHU BURIMIT CITO
Comments 1