Një tjetër kandidat nga lista prej 15 garuesve për Kryepolic, rezulton se nga institucionet shqiptare nuk ka marrë notë kaluese për pastërtin e figurës.
Edhe pse nuk është një kusht në garën për kryepolic dhe ende sdihet se si do të veprojë komisioni i Posaçëm me vartësit e Ministrit Ervin Hoxha.
Ka qenë Spak i cili më herët ka vendosur një notë jo kaluese për kreun aktual të Interpolit drejtuesin, z.Idajet Faskaj.
z.Faskaj sipas komisionit të SPAK ka ngelur pasi ska kaluar në kriterin e Pasurisë dhe Figurës.
WebLajm.com ka mundur të sigurojë dokumentin e Spak ku thuhet skualifikohet për mosplotësim të: kushtet e sigurisë të parashikuara në nenin 6, paragrafi i parë, germa “a”, të ligjit Nr.95/2016.
Dokumenti i skualifikimkt të Faskaj mban firmën e ish kreut të SPAK z.Arben Kraja dhe dy prokurorëve Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra.
Por çfarë thotë ky nen dhe kushtet e kërkuara?
Në këtë vendim Spak se thotë arsyen edhe pse përmend nenin e Figurës dhe Pasurisë.
WebLajm.com u interesua pranë Spak dhe arsyea që ka sjellë skualifikimin ka qenë ndjekia penale që kishte nisur kjo prokurori ndaj të vëllait të z.Idajet Faskaj.
Një ditë më parë gara për kreun e policisë në opinionin publik mori një goditje për filtrat w kontrollit të garuesve pasi rezultoi se një i kërkuar nga vetë Policia dhe me masë arrest në burg, u listua si garues për Kryepolic.
Lista zyrtare e Ministrisë së Brendshme me kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së ShtetitNë vijim të thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aplikimet e përcjella për këtë shpallje, sipas rendit alfabetik janë:
Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Hajrulla Xhivini (në kërkim nga Polcia me masë arresti)
Ibrahim Disha
Idajet Faskaj
Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Sami Rasha
Skënder Hita
Shemsi Prençi