Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është liruar nga burgu pas dënimit për mosbarazim në tender dhe shpërdorim detyre.
Ai rezulton se është liruar që në muajin Gusht nga burgu i Fierit për plotësimin e kohës së dënimit.
Alla u dënua nga GjKKO me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Ish-kryebashkiaku, në bashkëpunim me ish-zyrtaret e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujesjellesin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është ne administrimin e të afermit të Allës.