Kushtetuesja në ethet e aferës seksuale, dorëheqieve dhe mandatit të kryetares që mbaron në mars
Pak ditë më parë në një vendim të papritur gjyqtarja kushtetuese Elsa Toska dha dorëheqien. Motivi i pa bërë publik por konfirmuar jo zyrtarisht ishte arsye personale.
Ndërsa WebLajm.com mëson se kjo gjykatë akutlisht me 8 anëtarë pritet të tronditet sërish nda një tjetër dorëheqie dhe nga mandati i kryetares aktuale znj.Holta Zaçe i cili përfundon vitin tjetër. Kryetarja aktuale gëzon mandatin e ish kryetares Vitore Tusha e zgjedhur nga Gjykata e Lartë mandat i cili përfundon në mars 2025.
Cili apo Cila do të jetë dorëheqia e rradhës ende nuk konfirmohet, ndërsa shkak i këtij tërmeti që ka përfshirë themelet e Kushtetutës! Në korridoret e Magjistrateve përflitet një aferë seksuale dhe komunikimi me përmbajtie erotike mes tyre.
Znj. Elsa Toska e cila u largua me vullnetin e saj rezulton se është anëtare e propozuar dhe zgjedhur nga parlamenti, ndërsa kjo gjykatë është me 9 anëtarë. Tre propozuar nga Presidenti, tre nga Gjyqësori dhe tre nga Parlamenti.