WebLajm mëson se nga 15 kandidatë për Kryepolic vetëm 11 janë kualifikuar.
Të mërkurën ata do të japin intervistat me gojë para komisionit, prej orës 10 deri në 15.
Tre emrat më të kuotuar për të marrë postin e numrit një të bluve janë Ilir Proda, Skënder Hitaj dhe Neritan Nallbati.
Ndërsa kandidati më i ri Altin Mena përflitet si një emër suprizë në këtë garë dhe ka depozituar një CV prej afro 200 faqe.
Ndër aplikuesit që kaluan fazën e parë nuk mungojnë të skualifikuarit nga SPAK si dhe disa drejtues që në karrierën e tyre të gjatë kanë shkelje të dokumentuara nga AMP.
Në komision e posaçëm është edhe kreu i AMP-së i cili me dy vartësit e ministrit Ervin Hoxha so zjedh pasuesin e Rrumbullakut.