Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur hetimin e pasurisë për milionerët, teksa janë audituar 33 të pasurit e parë.
Tatimet po kërkojnë llogari mbi të ardhurat e deklaruara me pasuritë që disponojnë, përfshirë justifikimin e makinave luksoze.
Duke nisur nga shpenzimet ditore, ato mujore për faturat e dritave, të ujit, apo shpenzime të tjera, si dhe prona të regjistruara në kadastër e makinat luksoze, të gjitha po merren në konsideratë për të hetuar pasurinë e milionerëve në vendin tonë.
Pjesë e këtij kontrolli deri në vitin 2027, do të jenë 200 individët më të pasur për të cilët ka dyshime për mos-justifikim pasurie.
Gjithashtu pritet të nisë projekti me DPSHTRR-në për individët që zotërojnë makina luksoze për t’i ballafaquar me të ardhurat e deklaruara.