WebLajm ka raportuar prej disa ditësh se gjykata kushtetuese ndodhet në një situatë të pazakontë.
Kjo u zyrtarizua me dorëheqien e gjyqtares Elsa Toska e cila deri në këto momente ka motiv arsyet personale.
Ndërsa znj.Toska ka dhënë dorëheqien rezulton se një komunikim me përmbajtie erotike dhe fyes ka vënë gjykatën në një situatë të vështirë.
Redaksia weblajm.com ka siguruar 2 fragmente nga këto komukime që i përkasin datave 15 dhe 29 korrik 2024.
Në këto sms flitet për Shushunja, Trape dhe kafshime erotike ndërmjet dy të dashuruarve.
Shënim: Në një raport pune ska asgjë të paligjshme të ketë një raport intim, por etiketimet fyese ndaj pjesës tjetër të stafit apo administratës së gjykatës si ajo Kushtetuese kompromentojnë situatën.
E teksa flitet se këto mesazhe i përkasin një gjyqtari dhe administratës në varësi, weblajm.com deri në momentin e botimit të këtij lajmi ska mundur të verifikojë kush janë dy personazhet edhe pse prej disa javësh emrat e tyre qarkullojnë në korridoret e magjistratëve.
Kushtetuesja në Kalendarin e saj të gjykimeve tani që ka mbetur me 8 gjyqtarë ka seanca të rëndësishme. Ato si ankimi masës së sigurisë nga ish kryeministri Berisha apo ankimi për sekuestron e Spak mbi Portin Ushtarak në Sarandë