Deputeti PD-së Ervin Salianji rrezikon karrierën politike dhe mandatin e tij pasi gjykata e apelit ka lënë në fuqi dënimin me një vit burg dhënë nga shkalla e parë.
Vendimi i Apelit është i ekzekutueshëm ndërsa ai u dënua për kallëzim të rremë në dosjen babale ndaj vëllait të ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Pas vendimit Deputeti i Pranishëm në seancë tha “Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimarrje politike. Dënim politik. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike”
Pas pak pritet që prokuroria të nxjerr urdhër ekzekutimin dhe të arrestohet Salianji, ndërsa gjykata vendimin do tia vërë në dispozicion parlamentit që “këshilli I mandateve të konstatojë në bazë të nenit 71 gërma DH të kushtetutës, ndërprerjen e mandatit. Sëfundmi Salianji ishte caktuar edhe drejtues politik në qarkun e Elbasanit për PD.
Lajmi në Plotësim……