Një javë nga mbylla e afatit të aplikimit për kerun e policisë, komisioni i posaçëm ka dorëzuar tek Ministri Ervin Hoxha tre emra për Kryepolic.
Nga kjo listë edhe sipas udhëzimit Hoxha pritet ti përcjell me relacion kryeministrit Rama emrin me pikët maksimale, nga 100 pikë që ka gara.
WebLajm mëson nga burime pranë komisionit se deri më tani emrat me pikët maksimale janë Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Atlin Mena.
Në fundjavë pritet që z.Rama të hedh firmën e tij mbi emrin e drejtuesit të ri, i cili në këtë post do të zëvëndësojë Muhamet Rrumbullakun.
Kjo është hera e parë e përzgjedhjes me konkurs, proçesi i anatemuar nga opozita si një fars.
Vetë Hoxha pak ditë më parë tha se të Premten publiku do të mësojë emrin e ri të kualifikuar.