Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin prej 62 faqe të firmosur nga gjyqtari Artan Gjermeni në dhomën penale të shkallës së parë.
weblajm sjell dokumentin ku Gjermeni argumenton dënimin e Salianjit me një vit burg.
Sipas nenit 305 thotë gjykata ai ka krijuar prova të rreme me qëllim krijimin e ndjekies penale.
Ky vendim u miratua edhe nga treshja e gjyqtarëve në Apel Genti Shala Elona Toro dhe Iliba Bezati.
faqet 55 dhe 56 të vendimit me argumentin e dënimit të Salianjit
I pandehuri Ervin Salianji ne bashkepunim me te pandehurit e sipercituar. Konkretisht rezultojne nje numer i konsiderueshem bisedash telefonike midis te pandehurve, ku nga transkriptet e bisedave telefonike te pergjuara te detajuara ne rrethanat e faktit vihet re se, midis shtetasit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti ka shumë komunikime pas publikimit të audioregjistrimit të bisedës kompromentuese që tregon bashkëpunimin midis tyre.Në tre biseda telefonike të përgjuara, qartësisht i pandehuri Fredi Alizoti pohon që është ai personi që ka bërë rolin e Geron (Agron) Xhafaj në audiopërgjimin e publikuar. Këtë fakt ai e pranoi edhe në deklarimet e dhëna përpara Gjykatës, duke shpjeguar edhe mekanizmin si ishte realizuar simulimi. Në bisedat telefonike i pandehuri Fredi Alizoti shprehet i zhgënjyer nga i pandehuri Albert Veliu që nuk i ka dhënë paratë e pretenduara. Në bisedat e zhvilluara me të pandehurin Albert Veliu, ky i fundit i kërkon të pandehurit Fredi Alizoti, që të “duronte” dhe pak sa të rregulloheshin punët. Nga administrimi i Shkresës me nr.prot.3570/1, datë 30.05.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet dhe evidentuar qelizat e logimit të numrit telefonik 0672014472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Nga këto tabulate të dhënat evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë. Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë. Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj. Me Shkresën me nr.prot.7581/1, datë 28.12.2018, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të dëshmitarit Eduart Martini, për datat 24.11.2017-26.11.2017. Nga këto tabulate dhe në referencë të dëshmisë së tij, vertetohet se i pandehuri Albert Veliu ka komunikuar me të nëpërmjet numrit telefonik 0684652077. Me Shkresën me nr.prot.81/1, datë 16.01.2019, të shoqërisë Telekom Albania sh.a, janë përcjellë tabulatet e numrit telefonik 0684652077, në përdorim të abonentit Albert Veliu. Nga tabulatet vihet re se, i pandehuri Albert Veliu ka filluar që të përdorë këtë numër telefonik në datën 9.11.2017 dhe se gjatë kohës që ka “bashkëpunuar” me punonjësit e SHISH-it, ka qenë në kontakt me të pandehurin Ervin Saliani. Nga të dhënat telefonike të administruara, vërtetohet se:
në datën 24.11.2017, ora 09.01’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 13 sekonda. Kjo bisedë është zhvilluar rreth një orë më parë, nga momenti kur i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek zyra e dëshmitarit Besim Hajdarmataj; -në datën 24.11.2017, ora 16.30’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 22 sekonda. Kjo bisedë është realizuar rreth 4 minuta më pas nga kontakti telefonik që shtetasi Albert Veliu ka patur me punonjësin e SHISH-it, dëshmitarin Eduart Martini. – në datën 25.11.2017, ora 10.21’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 69 sekonda. Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.201726.11.2017, të cilat u analizuan më sipër. Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017. Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017. Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018. Nga Shkresa me nr.prot.496/1, datë 05.02.2019, e shoqërisë Albtelecom sh.a, me anë të të cilës janë përcjellë tabulatet dhe qelizat e trasmetimit të numrave telefonikë në përdorim të të pandehurit Fredi Alizoti, për periudhën dhjetor 2017-janar 2018, nga të dhënat e përcjella vihet re se ai ka komunikime të shpeshta me shtetasin Albert Veliu dhe se qelizat e transmetimit (antenat) tregojnë për praninë e tij në qytetin e Vlorës, gjatë periudhën kohore kur ai shpjegon se ka realizuar regjistrimin e bisedës së publikuar. Pikerisht veprimet aktive te te pandehurit Ervin Salianji ne bashkepunim me te pandehurit e tjere, e njekohesisht te kunderligjshme lidhur me planifikimin, pergatitjen, realizimin e nje audiopergjimi te rreme midis dy te pandehurve Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, shperndarjen e ketij audiopergjimi dhe publikimin mediatik te tij duke i atribuar kryerjen e nje vepre penale te rende shtetasit Geron (Agron) Xhafaj me qellimin e inicimit te nje procedimi penal ndaj tij dhe realizimin e perfitimeve materiale per te pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, e po keshtu shfrytezimin e ketij audiopergjimi per realizimin e interesave politike per te pandehurin Ervin Salianji provojne lidhjen e drejteperdrejte shkakesore te veprimeve te bashkerenduara te seicilit prej te pandehurve me pasojen e ardhur ne fillimin e nje procedimi penal ligjerisht te pabazuar dhe te mbeshtetur ne prova te sajuara e te rreme.