Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë, në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese dhe Dhomën Vendore të Avokatëve Shkodër, organizoi një trajnim me avokatët lidhur me prezantimin e Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese për vitet 1998-2023, mbi ankimin Kushtetues Individual.




Gjithashtu, tema të rëndësishme u zhvilluan lidhur me ndryshimet ligjore në Kodet e Procedurave Penale, Civile dhe Administrative, si dhe aspektet praktike lidhur me problematikën e zbatimit të tyre në praktikën gjyqësore.
Me rëndësi ishte edhe trajtimi lidhur edhe me Drejtësinë Miqësore për të miturit dhe Kodin Penal për të miturit. Në përmbyllje, Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë prezantoi masat e marra në lidhje me luftën kundër pastrimit të parave si një detyrim ligjor.
Ky trajnim u zhvillua me pjesëmarrjen e Kryetarit të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, Prof. Dr. Maksim Haxhia