Çfarë është bektashizmi dhe si renditet ai në Shqipëri sipas Censit zyrtar të vitit 2023?
Referuar faqes zyrtare të Kryegjyshatës Bektashjane thuhet “Bektashizmi është udhë mistike islame që merret me përsosmërinë e njeriut. Është udha që e udhëheq ndjekësin dhe e shpie në objektivin e dëshiruar, në afrimin me Zotin. Është ajo vijë vetmitare mistike, e cila e mërgon ndjekësin nga të gjitha shijet e kësaj bote dhe e pajis me dashurinë e Zotit. Rrënjët e urdhrit bektashian (tarikat) në Shqipëri datohen që prej më shumë se 8 shekuj, kur misionari Sari Salltik erdhi në malin e Krujës, dhe la gjurmë të veprës së tij në gjithë territorin e Shqipërisë dhe Ballkanit. Bektashizmi adhuron dhe respekton gjithë urdhëresat dhe veprimtaritë islame. Baza e tij është Kurani dhe fjala e Profetit Muhamed a.s, adhuron Zotin e Madh dhe i falet Atij, duke e njohur si pushtetin e plotfuqishëm, Krijues të çdo gjëje. Admiron Profetin Muhamed si ndriçues botëror i dritës islame dhe përçues i saj. Tarikati bektashi ka lozur rol të rendësishëm në islamizimin e Anadollit dhe Ballkanit. Ai respekton12 imamët veçanërisht të Madhin Ali dhe familjen profetike, Ehli-Bejtin. Ai pais botën islame për herë të parë, me njohuritë dhe dritën mistike, sa u quajt nga të gjithë mistikët islam “Shahi Evlija”, “ Mbreti i Shënjtorëve”. Qëllimi është edukimi i njeriut dhe dashuria ndaj tij, që realizohet duke kaluar në katër dyer: Sheriat (ligji i fesë), tarikat (udha mistike), hakikat (realiteti shpirtëror) dhe marifet (njohja e thellë)”.
E pikërisht kjo udhë mistike sipas Cens mishërohet nga 115 e 644 persona të vetëdeklaruar të ndarë mes tyre në 58 e 584 meshkuj dhe 56 e 790 femra besimtare.
Në këtë renditje të numrit të besimtarëve nga popullsia totale prej 2 milion e 4 qind e 2 mijë e 113 banorëve rezident në shqipëri, Feja Bektashjane renditet e katërta pas myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve.
Numrin më të lartë të besimtarëve rezulton se e ka feja myslimane prej mbi 1 milion besimtarë të vetëdeklaruar.
Në rast të miratimit të Urdhrit të Sovranitetit apo Bektashi State të paktën referuar shifrave zyrtare ky shtet pritet të ketë 115 mijë e 644 banorë.
Marrë nga MCNTV emisioni “FactCheck”