Prokuroria e Tiranës i ka dërguar zyrtarisht shkresë Kuvendit, ku i ka kërkuar ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD, Ervin Salinaji, i cili është dënuar me burg për kallëzim të rremë.
Pak më herët, Grupi Parlamentar i PD i kërkoi Kuvendit mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e rastit të Salianjit.
Kuvendi mësohet të ketë shprehur se Kushtetuta e përcakton qartë procedurën që ndiqet në rastin kur kemi një dënim të formës së prerë.
Ndërkohë zyra e shtypit e PD-së ka njoftuar se Salianji do të vetëdorësohet.
Pershendetje! Sot ne ora 16:45 deputeti i PD z.Salianji praraqitet prane drejtorise te policise Tirane (M.Shyri) ju lutem per pjesmarrje maksimale njoftoni ke te mundeni.
WebLjam mëson se ai do të vuaj dënimin në IEVP Fier.
“Është një betejë që nuk përfundon. Nuk është një betejë e lehtë. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e qytetarëve dhe e demokratëve do të vijë”-tha ai pas dorëzimit.