Mercedes-Benz Albania, tashmë gëzon çertifikim ndërkombëtar për lyerje dhe riparime të trupit të makinës
Auto Star Albania, rishitësi ekskluziv i Mercedes-Benz, pjesë e Kastrati Group, është çertifikuar nga kompania mëmë, për të kryer shërbime të makinave, në përputhje me parametrat globalë të Mercedes-Benz. Departamenti Body & Paint në Auto Star Albania e ndau këtë lajm edhe me kompanitë e sigurimit dhe festoi këtë arrtije që vjen si rezultat i investimeve të vazhdueshme nga Kastrati Group, për të patur një përfaqësim dinjitoz të kësaj marke makinash.
Rozafat Palushi, Drejtor Ekzekutiv i Auto Star Albania, iu drejtua të ftuarve nga kompanitë e sigurimeve duke u shprehur “Jam shumë krenar që sot jemi mbledhur të gjithë këtu për të shënuar një tjetër arritje për Auto Star Albania. Si përfaqësues ekskluziv i Mercedes-Benz, kompania Auto Star, misioni ynë shkon përtej shitjes së këtyre automjeteve të jashtëzakonshme; ne jemi të përkushtuar për të ofruar një përvojë të pashembullt të pas shitjes. Ky çertifikim për Departamentin tonë të lyerjes dhe riparimit të trupit të makinës nënkupton angazhimin tonë për të respektuar standardet e cilësisë së Mercedes-Benz dhe forcon më tej partneritetin tonë me këtë markë prestigjioze.”
Gjatë aktivitetit që u zhvillua në mjediset e showroom-it të Auto-Star Albania, u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes kompanive të sigurimit dhe koncensionarët e auto-mjeteve, si një mënyrë për të rrituar eficencën e shërbimeve, për të dyja palët. Gjithashtu, përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve shprehën besimin se ky çertifikim rrit edhe besueshmërinë e klientëve të tyre, në rastet e riparimeve të automjeteve të markës Mercedes-Benz.
Çertifikimi i Departamentit të lyerjes dhe riparimit të trupit të makinës siguron që të gjitha lyerjet dhe riparimet e trupit të përmbushin standardet e vendosura nga Mercedes-Benz, duke u garantuar klientëve cilësinë dhe qëndrueshmërinë që ata presin nga marka ikonë. Kjo është një arritje për Auto Star dhe vjen si shpërblim i punës së vazhdueshme në trajnimin e stafit dhe në përmirësimin e ambienteve. Si rezultat i këtij përkushtimi, Auto Star ka showroom-in më të madh në Ballkan dhe është lider në tregun shqiptar të automobilave.
“Showroom-i ynë modern dhe ekipi ynë profesionist, na mundëson të ofrojmë shërbime të nivelit të lartë që përputhet me përsosmërinë që lidhet me Mercedes-Benz,” vazhdoi z. Palushi. “Ne jemi të lumtur me potencialin për rritje dhe inovacion në vitet e ardhshme dhe besojmë se ky çertifikim është vetëm fillimi.”
Që prej vitit 2015, Auto Star Albania është një rishitës ekskluziv Mercedes-Benz në Shqipëri, pjesë e Grupit Kastrati. Auto Star Albania ka momentalisht kontratën më të madhe për shitjen e makinave elektrike Mercedez Benz në Evrope. Përgjatë këtyre viteve, kompania ka patur rritjen më të shpejtë në rajon dhe ofron mundësinë për të patur automjetet më të fundit të Mercedes-Benz në dispozicionin tuaj, duke siguruar që klientët të marrin shërbime, udhëzime dhe mbështetje nga ekspertët.