E shtuna ka shënuar një protestë të veçantë në kryeqytet. Korrierët e Kompanisë Wolt kanë braktisur punën për afro 60 minuta duke protestuar në grup.
Shpërndarësit me motorra dhe biçikleta kryesisht të uhqimeve por jo vetëm kanë protestuar për uljen e normës së fitimi % si dhe kushteve të pasigurisë në punë.
WebLajm.com sjell pamjet e kësaj proteste mbajtur në sheshin Para Korpusit.
Më tej ata kanë vijuar të ecin grup edhe në unazë dhe disa rrugë të tiranës.
Ndërsa janë joshur nga njoftimet e Wolt dhe reklamat me këtë përmbajtie “Përse të shpërndash me Wolt?
Si një partner korrier i Wolt, mund të fitosh para duke shpërndar porosi tek klientët vendas. Mund të kesh një orar fleksibël, ku mund të dorëzosh porosine në vendin ose në kohën që eshte më e pershtatshme per ty. Është e thjeshtë të fillosh të fitosh – nuk është e domosdoshme përvojë e mëparshme si Korrier!
Shumica e këtyre korrierëve apo njohur si motorristët më herët kanë qenë të vetëpunësuar ose punonin në kompani shqiptare shpërndarjesh.
Wolt ka nisur një fushatë agresive rekrutimi me reklama të sponsorizuara, ndërsa protesta e sotme tregon se stafi i saj Korrier në Shqipëri është i shfrytëzuar dhe i pakënaqur me Wolt!