PD mblodhi sot Këshillin Kombëtar, teksa Berisha mori pjesë përmes videokonferencës.
Edi Paloka tha se ka ndryshuar data e protestës së thirrur prej tyre, nga data 6 është spostuar në datën 7 tetor, në orën 18:00.
Berisha në fjalën e tij mbrojti deputetin Salianji, i dënuar dy ditë më parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”Babale”.
‘Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike’-tha Berisha.
Ai paralajmëroi se protesta e ardhshme do bllokojë të gjitha rrugët e Tiranës. Ajo do fillojë tek kryeministria dhe do shpërndahet në rrugët e kryeqytetit.